Conceicao ikën në fund të sezonit, alternativat për pankinën e Milanit
Conceicao do të largohet nga Milani në fund të sezonit. Humbja në finalen e Kupës së Italisë ka lënë një shije të hidhur dhe ndarja e rrugëve me trajnerin e njohur, duket si zgjidhja më e mirë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, të shumta janë alternativat për pankinën kuqezi. Emrat që po qarkullojnë sot në Itali janë Maurizio Sarri, Max Allegri dhe Lopetegui.
Milani do marrë kohën e nevojshme dhe më pas do të marrë vendim. Sesi do shkojnë gjërat, do na duhet të presim.