“Më quajtën personin më të urryer në internet” – Katy Perry u përgjigjet komenteve
Pas udhëtimit të saj me misionin Blue Origin, Katy Perry është përballur me një stuhi komentesh negative në rrjet. Interneti u mbush me meme, ironi dhe kritika, por këngëtarja ka vendosur t’i përballet të gjitha me qetësi – dhe me zemër të hapur.
Gjatë koncertit të saj në Çikago, në kuadër të turneut botëror The Lifetimes, Perry ndau me publikun një moment reflektimi. “Epo, mendoja se isha personi më i urryer në internet. Nuk mendoj se është e vërtetë”, u shpreh ajo mes duartrokitjesh dhe brohorimash.
Këngëtarja e hitit Firework ka qenë e hapur për eksperiencën e saj emocionale, duke theksuar se përmes sfidave ka mësuar më shumë për veten. “Kam punuar shumë për të ditur kush jam, çfarë është e vërtetë dhe çfarë është me rëndësi për mua”, ka thënë ajo, duke shtuar se një frazë nga terapisti i saj i ka ndryshuar jetën:
“Askush nuk mund të të detyrojë të besosh diçka për veten, nëse ti nuk e beson tashmë.”
Në rrjete sociale, Perry u shpreh se ndjehet më e lidhur se kurrë me fansat: “Ndihem me fat që jam në këtë udhëtim të bukur dhe të egër të jetës bashkë me ju. Të dua dhe mezi pres t’ju shoh kudo në botë këtë vit!”
Thjesht, Katy nuk ka ndërmend të ndalet – as në muzikë, as në hapësirë, dhe sigurisht, as përballë kritikëve online.