Mision i kryer: Tom Cruise mbyll një epokë në Kanë
Tapeti i kuq i Festivalit të Filmit në Kanë mori frymë hollivudiane mbrëmjen e së mërkurës, kur Tom Cruise zbriti me plot elegancë për premierën botërore të filmit “Mission: Impossible – The Final Reckoning”. Me këtë pjesë të tetë, aktori 62-vjeçar i jep fund një prej sagave më të suksesshme në historinë e kinemasë aksion.
Cruise u shoqërua nga bashkëyjet e tij në film – Hayley Atwell, Pom Klementieff dhe Hannah Waddingham – që shkëlqyen me veshje spektakolare, duke sjellë një ndër paraqitjet më të komentuara të mbrëmjes. Atwell, e cila rikthehet si Grace, ish-vjedhësja e kthyer në agjente, veshi një fustan të kuq dramatik që mori gjithë vëmendjen e fotografëve.