Presidenti i La Liga: Xabi Alonso një nga më të mirët, i lumtur për rikthimin në Spanjë
Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka komentuar rikthimin e mundsëhm të Xabi Alonso në Spanjë, pasi trajneri me gjasë do të marrë drejtimin e Real Madridit, pas ikjes së Carlo Ancelotti.
“Jam i lumtur që ai po kthehet në futbollin spanjoll dhe në klubin e tij tradicional.
Të fitosh Bundesligën me Bayer Leverkusen kundër Bayern Munichut nuk është diçka e vogël. Ai e ka treguar veten si një nga trajnerët më të mirë në Evropë dhe në botë.”