Thu, May 15, 2025

Real Madrid shpëton në fund, përmbys me vështirësi Mallorcan

  • PublishedMay 15, 2025

Real Madrid shpëton në fund, përmbys me vështirësi Mallorcan

Real Madrid vuan por fiton 2-1 në shtëpi ndaj Mallorcas, në ndeshjen e La Liga. Mysafirët realizuan të parët me Valjent, në pjesën e parë.

Los Blancos reaguan dhe barazuan shifrat me Mbappe. Goli i përmbysjes së madhe erdhi vetëm në fund dhe mban firmën e Ramon.

Një sukses ky që nuk i hyn shumë në punë Realit, që vetëm sa shtyn festën e Barcelonës kryesuese. Në ndeshjen tjetër, Villareal mundi 3-0 Leganes, sakaq Alaves-Valencia përfundoi 1-0.


AlbaniaWeb.net