Sat, Jul 5, 2025

Shtyn festën e Barçës, Ancelotti: Jam i lumtur, të mbyllim mirë këtë sezon (VIDEO)

  • PublishedMay 15, 2025

Shtyn festën e Barçës, Ancelotti: Jam i lumtur, të mbyllim mirë këtë sezon (VIDEO)

Të dorëzuar në garën për titull në La Liga, por Real Madrid shtyn festën e Barçës me një gol në frymën e fundit. Ndaj Mallorca-s, Carlo Ancelotti kishte bërë një rotacion thuajse total, duke aktivizuar lojtarët me më pak minuta gjatë këtij sezoni, por sërish arrijnë të triumfojnë 2-1. Mallorca i befasoi me një gol të shpejt që në minutën e 11-të, por vetëm sa zgjuan Realin, ku Mbappe me shokë e kthyen portën e miqve në një “tabelë qitje” duke provuar të gjenin golin e barazimit thuajse në çdo formë.

Në fraksionin e dytë, ishte pikërisht Mbappe ai i cili gjeti rrugën e rrjetës duke barazuar shifrat në 1-1. Ky ishte goli i 28-të sezonal për “bomberin” francez i cili kryeson listën e golashënuesve më të mirë, plus 3 nga rivali i tij kryesor Robert Lewandowski. Reali nuk hoqi dorë nga faza ofensive, krijuan raste pafund, por goli i fitores erdhi në minutën e 95-të, ku pas një aksioni të gjatë, Ramon arriti të dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Realit një trepikësh që ka pak ose aspak rendësi, thjesht arrijnë të shtyjnë për pak kohë festën e Barcelonës.

Në përfundim të ndeshjes, Ancelotti theksoi se objektivi i ekipit të tij është t’i bëjnë një mbyllje të mirë këtij sezoni, të fundit për të në Madrid: “Skuadra luajti shumë mirë, luftojë shumë, zhvilluam një ndeshje me intensitet. Kjo ishte një fitore e merituar. Jam i lumtur pasi dëshirojmë t’i bëjmë një mbyllje të mirë këtij sezoni”, u shpreh Ancelotti.

()


AlbaniaWeb.net