Të reja të rëndësishme te Inter Miami, rinovon lojtari
Të reja të rëndësishme te Inter Miami. Klubi i MLS ka zyrtarizuar rinovimin me mbrojtësin Jordi Alba.
Jordi Alba do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2027.
“Jam shumë i lumtur që rinovova kontratën. Kam ende dëshirë të garoj dhe ndihem mirë te ky klub. E ndiej dashurinë e tifozëve në çdo ndeshje dhe këto dy vite kanë qenë fantastike për mua.
Dua të vazhdoj të fitoj dhe të ndihmoj ekipin të arrijë sa më shumë trofe.”