Thu, May 15, 2025

Tiffany Trump mirëpret fëmijën e parë, zbulon emrin e tij

  • PublishedMay 15, 2025

Tiffany Trump mirëpret fëmijën e parë, zbulon emrin e tij

Tiffany Trump, ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Michael Boulos, duke e ndarë lajmin në një postim në X dhe Instagram. Ajo zbuloi gjithashtu emrin e djalit të saj.

“Mirë se vini në botë djali ynë i ëmbël, Alexander Trump Boulos. Të duam pa masë! Faleminderit që erdhe në jetën tonë! 15.5.2025 🩵👶🏻🩵”, shkroi çifti.

Në tetor 2024, Presidenti Donald Trump njoftoi se vajza e tij, Tiffany, 31 vjeç, priste fëmijën e saj të parë me Boulos, 27 vjeç.

Tiffany dhe Boulos, i cili është djali i një familjeje të pasur libaneze me biznese në Nigeri, u martuan në nëntor 2022 në Palm Beach, Florida, në klubin e familjes Mar-a-Lago.

Çifti filloi të dilte bashkë në vitin 2018, pasi u takuan në klubin e Lindsay Lohan në Mykonos të Greqisë. Ata më pas u fejuan në janar 2021, në fund të mandatit të babait të saj si president dhe pas trazirave në Kapitol të SHBA-së duke ndarë lajmin në mediat sociale një ditë para se ish-presidenti të largohej nga detyra.

Sipas një burimi, Boulos i propozoi martesë në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me një unazë diamanti prej 1.2 milion dollarësh.