Sat, May 17, 2025

Fifi prek ndjekësit me mesazhin emocional për djalin: Më djeg që s’jam afër teje

  • PublishedMay 16, 2025

Fifi prek ndjekësit me mesazhin emocional për djalin: Më djeg që s’jam afër teje

Këngëtarja e njohur Fifi ka prekur zemrat e ndjekësve me një postim emocional në Instagram Story, ku ka ndarë një moment gjatë një video-telefonate me të birin. Krahas fotos, ajo ka shkruar disa fjalë që reflektojnë ndjenjat e fajit dhe mungesës që ndjen përballë rolit të saj si nënë.

“A e din ca mdhem ma se shumti n’bote..? Qe s’muj me kon nana ‘perfekte’ për ty bir,” – shkruan ajo, duke shtuar se dhimbja bëhet edhe më e madhe kur të tjerët i përmendin këtë fakt. “Hala ma shumë m’djeg që s’jom çdo ditë afër teje. Ishallah ki mem fal bir,” përfundon ajo mesazhin me një lutje prekëse.