Live Blog – Samiti i Tiranës

Tema e samitit është: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – vendimmarrje të përbashkëta.”
Kjo është hera e parë që KPE mblidhet në një vend të Ballkanit Perëndimor, një moment që qeveria shqiptare e sheh si me rëndësi historike për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin.
Vendi i zgjedhur nga qeveria shqiptare është sheshi “Skënderbej” dhe ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Pikat kryesore të agjendës:
Liderët do të takohen fillimisht në një seancë plenare të dedikuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Evropës.
Më pas do të zhvillohen tre tryeza të nivelit të lartë mbi temat e mëposhtme:
- Siguria e Evropës dhe qëndrueshmëria demokratike, duke përfshirë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës
- Konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike
- Sfidat e mobilitetit dhe fuqizimi i të rinjve