Ndeshjet e Kombëtares në qershor/ Grumbullimi dhe konferenca, Silvinjo ka më shumë kohë
Kombëtarja shqiptare po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të vitit, atë me Serbinë.
Pavarësisht aspektit emocional, ky takim kërkon një mendje të ftohtë dhe padyshim një formë fizike shumë të mirë. Kuqezinjtë e Silvinjos do të nisin grumbullimin më datën 27 maj, menjëherë sapo shumica e lojtarëve të mbarojnë angazhimet me klubet e tyre.
Ndërkohë, një pjesë e vogël mund të zbarkojë në Tiranë edhe më përpara. Më 26 maj është caktuar parimisht që të zhvillohet edhe konferenca për shtyp e trajnerit Silvinjo, i cili do të flasë për lojtarët e grumbulluar, por edhe dy takimet e radhës të Kombëtares shqiptare, me Serbinë në Tiranë dhe me Letoninë në transfertë.
Dy sfida që do të vendosin shumë për fatin e Kombëtares shqiptare në grupin K të kualifikueseve të Botërorit.
()