Sat, May 17, 2025

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto

  • PublishedMay 16, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto

Të dielën e 11 majit, shqiptarët votuan për zgjedhjet parlamentare.  Korridoret e shkollave apo palestrave të përshtatura në qëndra votimi për qytetin e Tiranës ishin të tejmbushura me votues kryesisht gjatë orëve të paradites, pasuar nga një rënie e fluksit të votuesve gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Dhjetra qytetarë përpiqen të gjejnë qendrën e tyre të votimit në listat e afishuara pranë Pallatit të Sportit Asllan Rusi. Foto: Nensi Bogdani.

Pavarësisht se fillimisht u duk se pjesëmarrja ishte në nivele optimale, rezultati përfundimtar tregoi se vetëm 42.21% e shqiptarëve me të drejtë vote iu drejtuan kutive të votimit.

Një qytetare mundohet të gjejë emrin dhe qendrën e saj të votimit, ditën e zgjedhjeve të 11 majit 2025. Foto: Nensi Bogdani.
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto
Rreth 42% e qytetarëve shqiptarëve me të drejtë vote votuan më 11 Maj në Shqipëri. Foto: Nensi Bogdani.

Në qendrat më të mëdha të votimit në kryeqytet, qytetarët endeshin korridoreve duke kërkuar dhomën e tyre të votimit, duke nxjerrë në pah edhe një herë mungesën e orientimit parazgjedhor.

“Nuk po dimë nga të shkojmë. Nuk ka njeri të na orientojë”, i tha BIRN një grua e moshuar e cila fshinte djersët me shami teksa kërkonte qendrën e saj të votimit në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Një i moshuar, i cili u asistua nga i afërmi i tij voton në fshatin Mëzez në Tiranë, pasditen e 11 Majit. Foto : Nensi Bogdani.

Edhe këtë vit, votimi elektronik nëpërmjet pajisjes PEVN u aplikua vetëm në njësinë bashkiake nr.10 në Tiranë, si edhe në Vorë.

Një operator i pajisjes PEVN të votimit elektronik përpiqet të orientojë votuesit për votimin në njësinë nr.10 Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Kryesisht të moshuarit hasën vështirësi me përdorimin e pajisjes elektronike, duke kërkuar asistencën e operatorëve të PEVN. Ata që e kishin të pamundur të përdornin pajisjen gjithashtu lejoheshin të asistoheshin nga një shoqërues apo familjar i cili duhej të ishte akoma në pritje për të votuar.

Një qytetare e shoqëruar nga djali i saj voton në klasat shumëngjyrëshe të shkollave të kryeqytetit. Foto:Nensi Bogdani.
Një votues përqendrohet për të gjetur kutinë e duhur në pajisjen elektronike PEVN e cila u përdor për të votuar në njësinë 10 në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Procesi i numërimit të votave pati jo pak incidente të kontestimit nga vëzhguesit e partive politike në qendrat e numërimit.

Një ekip numëruesish hapin kutitë e votave në VNV Vasil Shanto në Tiranë, një ditë pas zgjedhjeve. Foto: Nensi Bogdani.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se fitoi një shumicë dërrmuese në parlamentin e ardhshëm me 83 mandate, ndjekur nga me 50 mandate dhe e Tom Doshit me 3 mandate. Mes partive të reja, “Mundësia” e Agron Shehajt mori 2 mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet dhe ndajnë nga një mandat.

date, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë secila respektivisht me nga 1 mandat.

Prapa ekranit të fletës së votimit që u paraqitet vëzhguesve të partive politike, dy punonjës të KZAZ numërojnë votat. Foto: Nensi Bogdani.
Kutitë e votimit të rreshtuara në palestrën e shkollës Vasil Shanto, në pritje të procesit të numërimit të votave. Foto:Nensi Bogdani.