Fri, May 16, 2025

Zyrtarisht kampionë, katalanasit “pushtojnë” Spanjën, mediat: Ky, titulli i Flick e Yamal, tekniku gjerman: Sezon fantastik

  • PublishedMay 16, 2025

Zyrtarisht kampionë, katalanasit “pushtojnë” Spanjën, mediat: Ky, titulli i Flick e Yamal, tekniku gjerman: Sezon fantastik

Barcelona shpallet për të 28 herë në histori kampione e Spanjës. Blaugranat konkluduan një sezon perfekt, të parin në drejtimin e gjermanit Hansi Flick, duke siguruar matematikisht titullin, dy javë nga fundi i La Ligës. Përcaktuese ishte fitorja në derbi ndaj Espanyol, me skuadrën e Marash Kumbullës, që nuk i rezistoi dot Yamal me shokë, që fituan 0-2. Të dy golat e fitores u realizuan për katalanasit në pjesën e dytë, duke mbajtur firmat e Yamal dhe Fermin Lopez.

Barcelona shkon në 85 pikë në krye të renditjes, +7 pikë dy javë nga përfundimi i kampionatit duke festuar kështu edhe titullin kampion. Sfida nisi me incidente, teksa pak para startit u shënua një incident teksa një automjet plagosi disa tifozë të Espanyol në hyrje të stadiumit, ndërsa në fund ishin vendasit që nuk lejuan lojtarët dhe stafin e Barcelonës të festonin në fushë.

Megjithatë festa u zhvendos në sheshet kryesore të Barcelonës aty ku tifozët e ekipit blaugrana festuan deri në orët e para të mëngjesit.

Meritë kryesore e sukesit të katalansve ka padyshim tekniku gjerman Hansi Flik, që arriti të fitojë La Ligën që në sezonin e tij të pare në Spanjë:

“Atmosfera këtu është fantastike. Të gjithë kemi suportuar njëri tjetrin. Kjo ka bërë diferencën këtë sezon. Pjesa e dytë e sezonit ka qenë fantastike. Nuk kemi humbur qoftë edhe 1 ndeshje të vetme. Urime ekipit, stafit, presidentit dhe mbi të gjithëve tifozëve tanë që na kanë mbështetur gjithmonë. Nuk mendoj për të ardhmen. Është koha për të festuar të gjithë së bashku”.

Suksesi i Barçës këtë sezon në La Liga pushtoi edhe mediat kryesore në Spanjë, që sigurisht ditën e sotme I kushtuan hapësirën kryesore titullit nr.28 në histori të katalanasve.

As Sport Mundo


AlbaniaWeb.net