Sat, May 17, 2025

Humbja në finalen e FA Cup, Guardiola: Bëmë gjithçka që mundëm

  • PublishedMay 17, 2025

Humbja në finalen e FA Cup, Guardiola: Bëmë gjithçka që mundëm

Tekniku i Cityt, Guardiola u shfaq i mërzitur pas humbjes 1-0 ndaj Crystal Palace në finalen e FA Cup.

“Ne nuk shënuam, kështu që urime për Crystal Palace për fitoren, bëmë gjithçka që mundëm. Sot ishim më agresivë. Por nëse nuk shënon, nuk mund të fitosh”.

“Ne luajtëm shumë më mirë se në finalen e vitit të kaluar kundër Manchester United. Futbolli është i tillë, ndonjëherë shkon kështu. Në fund, me Claudio Echeverri, patëm një shans të mirë. Ne i kontrolluam mirë tranzicionet”.


AlbaniaWeb.net