Sat, May 17, 2025

Një nga synimet e trajnerit Daja për verën, mesfushori i Teutës drejt Dinamos

  • PublishedMay 17, 2025

Një nga synimet e trajnerit Daja për verën, mesfushori i Teutës drejt Dinamos

Arsid Kruja është një tjetër lojtar që mund të braktisë Teutën dhe të firmosë për ekipin e Dinamos. Shkodrani ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovim, duke e lënë të hapur të ardhmen e tij, qoftë për një qëndrim të mundshëm, apo edhe për një aventurë të re jashtë Durrësit.

Mesfushori, që sezonin e fundit ishte pjesë e durrsakëve në kampionatin e fundit, po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme për sezonin e ardhshëm dhe ndoshta në fundjavë mund të ketë një takim me presidencën e Teutës për të mbyllur marrëveshjen nëse do të qëndrojë ajo.

Kontrata e tij me Teutën ka përfunduar, për 31-vjeçarin ka pasur interesime edhe nga klube të tjera, teksa një nga ato është edhe ekipi i Dinamos. Skuadra kryeqytetase synon të përforcojë krahun e djathtë të mesfushës dhe mbrojtjes, teksa, me sa duket, Kruja plotëson kërkesat e drejtuesve. Këto të fundit kanë pasur bisedime me lojtarin shkodran, por futbollisti ende nuk u ka kthyer një përgjigje përfundimtare, teksa ai pritet të vendosë gjithçka në ditët në vijim.

Në sezonin që lamë pas, Arsid Kruja ka qenë një nga pikat konstante të formacionit të Teutës, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese. Nga ana e saj, Dinamo ka vënë syrin te shkodrani, duke pasur parasysh se në krahun e djathtë të mbrojtjes ka vuajtur, ndonëse në fushë ka qenë Meksi. Kruja më parë ka luajtur me Laçin, Vllazninë dhe Flamurtarin, pa harruar Teutën.


AlbaniaWeb.net