Sun, May 18, 2025

Hakmarrja e Scarlett-it në SNL bën internetin të shpërthejë

  • PublishedMay 18, 2025

Hakmarrja e Scarlett-it në SNL bën internetin të shpërthejë

Scarlett Johansson më në fund e mori hakun në një mënyrë spektakolare gjatë episodit final të sezonit të 50-të të Saturday Night Live, dhe fansat nuk mund të ishin më të kënaqur.

Gjatë segmentit të njohur “Weekend Update”, Michael Che e thirri aktoren në skenë për t’i kërkuar falje në mënyrë publike, pasi sezonin e kaluar ishte ai që shkroi një batutë të papërshtatshme në drejtim të saj — e cila u lexua nga bashkë-prezantuesi Colin Jost, i cili është… burri i Scarlett-it.

Nëse nuk e dini, në fund të çdo sezoni, Colin dhe Michael lexojnë për njëri-tjetrin shaka që s’i kanë parë më parë dhe që zakonisht kalojnë caqe. Viti i kaluar ishte pikërisht një nga ato raste.
Batutën e Michael që Colin lexoi, për fat të keq të tij, ishte kjo:
“Costco ka hequr sanduiçin me roast beef nga menuja. Por unë s’jam mërzitur. Që kur më lindi gruaja fëmijën, po ha roast beef çdo natë.”

Reagimi? Epo… Scarlett u trondit. Në një intervistë për InStyle në mars 2025, ajo tha:

“Ishte aq vulgare. Nuk mund ta besoja që guxuan ta thonin. Ishte kaq bruto. Dhe aq… old-school bruto.”

“Thashë me vete: Sa keq mund të jetë? Pastaj, kur pashë foton e sanduiçit të Costco-s në ekran, bërtita: JO! JO, MICHAEL!”

Në një tjetër intervistë për Vanity Fair në maj 2025, ajo paralajmëroi: “Ndjej që është përgjegjësia ime të gjej një mënyrë për t’u hakmarrë.”

Dhe dita erdhi!

Meqë Scarlett ishte mikpritësja e episodit të datës 17 maj, Michael Che u detyrua të bëjë një “falje të drejtpërdrejtë” në transmetim live.