Sun, May 18, 2025

Konkurrues në Europë, Tetova e do skuadrën të plotësuar

  • PublishedMay 18, 2025

Konkurrues në Europë, Tetova e do skuadrën të plotësuar

Për të qenë konkurrues në Europë, duhet patjetër që të kesh një skuadër me cilësi. Jo se Egnatias i mungon, por nevoja për përforcime në merkato është e domosdoshme.

Nga burime të gazetës pranë klubit, mësohet se trajneri Tetova ka kërkuar që afrimet për në merkato të bëhen sa më shpejt, në mënyrë që kur të rinisin stërvitjen për përgatitjet që do të bëjnë për kupat e Europës, t’i bashkohen menjëherë grupit.

Emri i parë që është përfolur është ai i Kastriot Selmanit, i cili pritet t’u bashkohet kampionëve sapo të mbyllet kampionati në Kosovës, aty ku militon në radhët e skuadrës së Dritës. Sakaq, mësohet se afrimet do të jenë me “pikatore”, për vetë faktin se nuk duan që të prishet grupi dhe sipas të gjitha gjasave pritet nga një për çdo repart.


AlbaniaWeb.net