Sun, May 18, 2025

Krizë në lidhjen e Robert Berishës dhe Anës?

  • PublishedMay 18, 2025

Krizë në lidhjen e Robert Berishës dhe Anës?

Duket se lidhja mes Robert Berishës dhe partneres së tij, Ana, po kalon një periudhë të trazuar. Edhe pse çifti ka ruajtur një marrëdhënie në distancë prej disa vitesh, me këngëtarin që udhëton shpesh drejt SHBA-së për t’u takuar me Anën, raportet mes tyre nuk janë më si më parë.

Sipas burimeve për “Prive”, marrëdhënia e tyre është në krizë. Shenjat e ftohjes janë bërë të dukshme edhe në rrjetet sociale: Ana ka fshirë fotografitë me Robertin, ndërsa të dy herë pas here e ndjekin e herë jo njëri-tjetrin në Instagram.

Nëse kjo është një krizë kalimtare apo fundi i lidhjes së tyre, mbetet ende për t’u parë. Megjithatë, fansat kanë nisur të dyshojnë për një ndarje të mundshme, sidomos pas mungesës së shfaqjeve të përbashkëta kohët e fundit.