Sun, May 18, 2025

Kthesë e papritur për Ernest Muçin, Solskjaer dhe drejtuesit e Beshiktash marrin vendimin për sulmuesin shqiptar me një kusht

  • PublishedMay 18, 2025

Kthesë e papritur për Ernest Muçin, Solskjaer dhe drejtuesit e Beshiktash marrin vendimin për sulmuesin shqiptar me një kusht

E ardhmja e Ernest Muçit do të jetë te Beshiktash të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Ky është vendimi disi i papritur për sulmuesin shqiptar, i cili duket se do të mbetet pjesë e skuadrës turke që synon të kthehet përsëri në pretendente për titull në edicioni e ardhshëm.

Klubi turk mendohej se do të largonte Muçin gjatë merkatos së verës, pas kritikave për paraqitjen e tij në edicionin aktual ku pretendohej se nuk kishte qenë në lartësinë e duhur. Por sipas mediave turke, gjithçka ka ndryshuar në ditët e fundit falë insistimit të Ole Gunar Solskajer.

Trajneri norvegjez mendon se Muçi mbetet një element i rëndësishëm për lojën e skuadrës së tij, ndaj i ka bërë të qartë klubit se nuk dëshiron largimin e futbollistit gjatë verës. Kësisoj, bordi drejtues i Beshiktash, ka vendosur që të mos largojë lojtarin.

Situata mund të ndryshojë vetëm në rast se Beshiktashi merr oferta prej 10 milionë eurosh apo më shumë për lojtarin shqiptar. Kjo është shifra që shpenzuan për ta blerë nga Legia e Varshavës dhe përballë një shume të tillë do të ishte e vështirë të thuhej “jo” për lojtarin i cili nuk dihet ende nëse do të jetë titullar në sezonin e radhës apo “rezervë luksi” në planet e Solskjaer.


AlbaniaWeb.net