Sat, Dec 27, 2025

Përfundon kampionati në Francë, PSG feston titullin, fiton me përmbysje dhe “ndez motorët” para finales së Champions League

Përfundon kampionati në Francë, PSG feston titullin, fiton me përmbysje dhe “ndez motorët” para finales së Champions League
  • PublishedMay 18, 2025

PSG e mbyll kampionatin francez me fitore, pasi në ndeshjen përmbyllëse të sezonit parizienët triumfuan me përmbysje 3-1 ndaj Auxerre. Miqtë realizuan të parët me Sinayoko në minutën e 30, por reagimi I ekipit të Luis Enriques do të vinte në pjesën e dytë, me vendasit që përmbysin shifrat me 3 gola, falë realizimeve të Kvaratchkleias që shënoi një dopietë dhe brazilianite Marquinhos. PSG e përfundon kampionatin me 84 pikë, duke festuar kështi titullin e 13 në histori e të 4 radhazi. Një ekip që dominon në dekadën e fundit në Francë, ndërsa tani synimi kryesor I parizienëve mbetet triumfi në finalen e madhe të Champions League, aty ku do të sfidojnë Interin mbrëmjen e 31 Majit në Mynih.

Marseille dhe Monaco janë dy ekipet e tjera që do të luajnë në Champions sezonin e ardhshëm, pasi e mbyllën kampionatin respektivisht në vendin e 2 dhe të 3.

Ekipi marsejez triumfoi me shifrat 4-2 në javën e fundit në Velodromë përballë Rennes, me ekipin e italianit De Zerbi që konfirmohet si forca e dytë këtë sezon në Ligue 1, gjithsesi ende shumë larg për të garuar për titull ndaj një ekipi si PSG.

Në vendin e 3 ndërkohë e mbyll Monaco, pavarësisht humbjes së thellë 4-0 ndaj Lens në javën e fundit, ekipi nga principate do të luaj në Champions sezonin e ardhshëm.

St.Etienne dhe Montpellier zbresin një kategori më poshtë, ndërsa Reims do të luajë në Play Out.


AlbaniaWeb.net