Sun, May 18, 2025

Te Partizani nuk bindi asnjë, afrimet e janarit janë të gjithë në dyshim

  • PublishedMay 18, 2025

Te Partizani nuk bindi asnjë, afrimet e janarit janë të gjithë në dyshim

Pasi largoi katër titullarë fiks në janar, Partizani u përpoq të bënte disa afrime cilësore për të mbuluar hapësirën e lënë nga Cara, Mba, Hadroj apo Rrapaj. Në fund mund të themi se askush nuk ka arritur të bindë aq sa për të thënë që ka arritur të zëvendësojë ndonjë prej të larguarve.

Emra si Podstrelov apo Vujnoviç nuk kanë bindur sa duhet dhe kjo e vë padyshim në rrezik qëndrimin e tyre me të kuqtë. Malazezi me siguri do të largohet për shkak se ka luajtur shumë pak dhe nuk pritet të shpenzojë edhe një sezon me të tilla shifra. Ai ka kontratë me Partizanin, por me siguri lojtari do të kërkojë të ulet për të diskutuar të ardhmen. E njëjta vlen edhe për Podstrelov, që luajti rregullisht pas janarit, por me Gegën ka luajtur shumë pak dhe kjo e vë në dyshim qëndrimin e bjellorusit te Partizani.

Nuk mungojnë aspak dyshimet për Eleke, të cilit i skadon kontrata dhe klubi deri më tani nuk ka shprehur gatishmërinë për të aktivizuar opsionin e rinovimit edhe për një sezon. Sakaq, as vendi i Gudjufit nuk është i sigurt, por për shkak të moshës klubi duhet mendojë një rrugë të mesme për të ardhmen e tij. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë te të kuqtë, që aktualisht po shijojnë pushimet dhe gjithçka është lënë në qetësi.


AlbaniaWeb.net