VIDEO/ Ramadani në formë, kryevepër e mesfushorit kuqezi, gol ndaj Torinos
Ylber Ramadani në formë. Mesfushori i kombëtares ka realizuar një gol fantastik për Leccen, në ndeshjen e rëndësishme të kampionatit ndaj Torinos.
Pasi u kordinua mirë, Ramadani provoi nga distanca, duke ia dalë që të dërgojë topin pas shpinës së portierit.
Pas golit, ai nuk fshehu dot emocionet, me shokët e skuadrës që shkuan të festojnë bashkë me të.
Për futbollistin e përfaqësueses, ky është goli i parë për këtë sezon në Serie A. Për të, ky është edicioni i dytë te Lecce.
Ramadani | 🇮🇹 Lecce 1-0 Torinopic.twitter.com/CnczBGwLmI
— Goals Xtra (@GoalsXtra) May 18, 2025