Vlorë/ Aktivitetet sportive çelin sezonin turistik – Policia Rrugore siguron mbarëvajtjen
Në Vlorë u zhvilluan disa aktivitete sportive për hapjen e sezonit turistik në disiplina si not, çiklizëm ,vrap .
Ky aktivitet i paraprin koncertit masiv që vijon edhe sonte në Lungomare, tek ish Vefa!
Policia Rrugore Vlorë ka kryer shërbimin për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurimin e rrugëkalimit të pastër nga mjetet ,e këmbësoret. Duke arritur që i gjithë aksi Rreth-rrotullim Skelë – Rrap të jetë i aksesueshëm për garuesit dhe mbi të gjitha krijimin e një ambienti të sigurt e të lirshëm.
Policia Rrugore falënderon të gjithë qytetaret për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në ditën e sotme !
Shihemi në mbrëmje ,në Vlorën ku qielli prek detin magjishëm në muzikë të përzgjedhur dhe valëve të detit !