Mon, May 19, 2025

Donald Trump reagon pas lajmit për kancerin agresiv të Joe Biden

  • PublishedMay 19, 2025

Donald Trump reagon pas lajmit për kancerin agresiv të Joe Biden

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar pas lajmit tronditës për gjendjen shëndetësore të Joe Biden. Në një deklaratë të shpërndarë në platformën e tij “Truth Social”, Trump, 78 vjeç, i ka uruar rivalit të tij politik një “shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”.

“Melania dhe unë u trishtuam kur dëgjuam për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden,” shkroi Trump. “I dërgojmë urimet tona më të ngrohta Jill-it dhe gjithë familjes, dhe i urojmë Joe-s një rikuperim të shpejtë dhe të suksesshëm.”

Deklarata e Trump vjen menjëherë pasi zyra personale e Biden njoftoi se ai është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës, që ka metastazuar në kocka. Në njoftim thuhet se ai është vizituar javën e kaluar për shkak të disa simptomave urinare të përkeqësuara dhe më pas i është gjetur një nodul në prostatë. Diagnostikimi rezultoi në një kancer me një rezultat Gleason 9 (Grupi i Gradës 5) – niveli më i lartë i agresivitetit në këtë lloj sëmundjeje.

Megjithatë, thuhet se kanceri është hormon-sensitiv, çka nënkupton se ka mundësi trajtimi efektiv dhe se Biden po shqyrton opsionet e terapisë me mjekët e tij.