Mon, May 19, 2025

Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

  • PublishedMay 19, 2025
Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet.

Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, duke siguruar 4 deputetë në parlamentin e ardhshëm.

Megjithatë, po të lexoje mediat online gjatë fushatës elektorale, vështirë se mund ta kuptoje që këto parti garonin në zgjedhje, e aq më pak, nëse kishin shanse për të siguruar ulëse në Kuvend.

Të dhënat e dhjetëra mijë artikujve të analizuara nga BIRN – të publikuara në faqet e internetit të 9 televizioneve, 6 gazetave dhe 25 portaleve, tregojnë se mbulimi i fushatës zgjedhore u fokusua kryesisht te në pushtet dhe Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore – një grupim prej 25 partish opozitare i udhëhequr nga Partia Demokratike.

Pak më shumë se gjysma e lajmeve për zgjedhjet parlamentare ishin në formatin e deklaratave politike të kandidatëve dhe liderëve politikë. Nga këto deklarata, 92% i përkisnin dy subjekteve kryesore politike, Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Ndër subjektet e tjera, mori 2.6%, Partia “Mundësia” u paraqit me 1.9% dhe Koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet përbënte 1.3%. Të gjitha subjektet e tjera zgjedhore së bashku u trajtuan secila në pak më shumë se 1% të artikujve.

Partia Socialiste siguroi një fitore të thellë në , duke marrë 83 deputetë nga 140 ulëse në parlament. Megjithatë, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të -it, gara nuk ishte e barabartë, për shkak të keqpërdorimit nga partia në pushtet të resurseve të administratës publike, presioneve mbi zgjedhësit dhe kontrollit mbi linjën editoriale të medias.

Media u fokusua te ‘deklarata politike’

Edhe pse Kodi Zgjedhor në Shqipëri nuk e rregullon mbulimin e medias online gjatë fushatave zgjedhore, mbulimi në mënyrë të barabartë dhe objektiv i kandidatëve u jep mundësi votuesve të bëjnë zgjedhje të informuara ditën kur do t’i drejtohen kutisë së votimit.

Numri i mediave online ka parë një shpërthim në vitet e fundit me hapjen e qindra portaleve lajmesh dhe blogjesh. Megjithatë, shumica e këtyre dritareve digjitale informacioni, nuk kanë strukturë të fortë editoriale dhe as burime të mjaftueshme njerëzore për një mbulim profesional dhe të pavarur të ngjarjeve politike komplekse, siç është .

Nga analiza e më shumë se 29 mijë artikujve të publikuar në dy javët e para të garës elektorale nga 40 media online të përzgjedhura gjatë periudhës 11 prill deri më 10 maj, BIRN përzgjodhi 20% të tyre nëpërmjet një kampioni rastësor dhe i kodoi sipas një seti të përcaktuar indikatorësh, për të vlerësuar vizibilitetin e aktorëve politikë në media, tonin e mbulimit dhe fokusin editorial.

Në të gjithë kampionin, formati editorial më i spikatur ishte publikimi i deklaratave politike, që përbënte 54.2% të gjithë artikujve. Opinionet dhe blogjet përbënin kategorinë e dytë më të përdorur, duke zënë 21.9% të totalit. Përdorimi i tyre ishte më i lartë në edicionet online të gazetave, ku opinionet dhe komentet e firmosura nga gazetarë dhe analistë mbeten një tipar qendror.

Raportimi i drejtpërdrejtë nga eventet e fushatës – si mitingje, vizita apo takime me votuesit, mbetet i kufizuar në të gjitha platformat, duke përbërë vetëm 9.4% të artikujve gjithsej. Kjo e dhënë tregon për një angazhim të ulët editorial në raportimin nga terreni.

Ndërkohë, raportimet mbi procesin zgjedhor, përfshirë këtu procedurat administrative, votimin nga diaspora apo zhvillimet institucionale, përbënin vetëm 8.6% të artikujve, ndërsa mbulimi i debateve televizive dhe sondazheve të opinionit publik ishte 2.7% e totalit. Një pjesë e shkrimeve (3.2%) fokusohej në aktivitete administrative, si deklaratat institucionale dhe përditësime për proceset logjistike.

Shumica e deklaratave politike të reflektuara në median online i përkisnin kryeministrit dhe kreut të opozitës Sali Berisha. Të dy liderët së bashku përbëjnë 59.3% të të gjitha deklaratave politike të publikuara gjatë fushatës. Edi Rama zinte pjesën më të madhe, duke u përmendur në 33.3% të përmbajtjes, ndërsa Sali Berisha ndiqte me 26%.

Figurat e tjera politike u shfaqën me një frekuencë më të ulët. Lulzim Basha u përmend në vetëm 2% të deklaratave, i ndjekur nga (1.8%), (1.5%) dhe Elisa Spiropali (1.4%).

Edhe mbulimi i drejtpërdrejtë i aktiviteteve zgjedhore gjatë fushatës, prioritizoi partitë tradicionale dhe liderët kryesorë politikë kundrejt partive të reja që garonin në zgjedhje. Këto të fundit morën vetëm 8.7% të mbulimit total të raportimit nga terreni.

Komente negative

Më shumë se dy të tretat e shqiptarëve vlerësohet se e përdorin median online çdo ditë ose pothuajse çdo ditë. Ky tregues thekson rolin thelbësor të mediave të reja në formësimin e opinioneve të zgjedhësve shqiptarë dhe edukimin e tyre.

Ngjashëm me trendin e formateve të tjera të artikujve të publikuar nga media online gjatë 30 ditëve të fushatës elektorale, edhe kategoria e opinioneve dhe blogjeve u fokusuan kryesisht te dy subjektet kryesore që garonin në zgjedhje – Partia Socialiste dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, të cilat dominuan thuajse në mënyrë të barabartë duke u përmendur në 45% dhe 45.4% të të gjitha artikujve të opinionit, përkatësisht. Në kontrast, subjektet e tjera elektorale u përfshinë në vetëm 9.7% të këtij lloji artikujsh.

Shumica e artikujve të opinionit u karakterizuan nga një ton negativ ose i përzier, duke përforcuar një narrativë përballjeje dhe tensioni gjatë fushatës elektorale. Artikujt që ofronin reflektime pozitive apo të nuancuara ishin të paktë.

Toni i komenteve gjatë fushatës ndaj dy subjekteve kryesore elektorale mbeti kryesisht negativ. Gati dy të tretat e përmbajtjes që i referohej Partisë Socialiste apo Aleancës për Shqipërinë Madhështore kishte një qëndrim kritik ose skeptik.

Megjithëse partitë më të vogla morën një mbulim më neutral ose të përzier, prania e kufizuar e tyre në artikujt e opinionit e reduktoi ndjeshëm mundësinë për të ndikuar në diskursin e gjerë politik, apo për të sjellë perspektiva të reja në narrativën e fushatës.