Euro U17/ Barazim me gola, Anglia dhe Belgjika bëjnë paqe në Rrogozhinë
Këtë të martë u zhvillua ndeshja e parë e grupit B në Europianin e të rinjve që po mbahet në vendin tonë, teksa sfida Angli U17-Belgjikë U17 përfundoi 1-1.
Në Rrogozhinë, “3 luanët” treguan dëshirë të madhe dhe zhbllokuan shifrat me Gomes, pas vetëm 12 minutash lojë.
Belgët provuan të futeshin në lojë dhe e bënë diçka të tillë në fillimin e pjesës së dytë, me Fernandez që vendosi ekuilibrat.
Në një grup me këto dy përfaqëusese janë edhe Italia e Çekia.