Papunë që prej largimit nga United, Ten Hag mund të rikthehet në pankinën e…
Trajneri i njohur Francesco Farioli vendosi të largohej nga Ajax një ditë pas përfundimit të kampionatit. Zhgënjim i madh te gjigandët holandez, që nuk fituan dot titullin, pavarësisht se kishin një avantazh prej nëntë pikësh, duke lejuar PSV Eindhoven të kompletojë një përmbysje të madhe dhe të “rrëmbejë” trofeun.
Ajax ka filluar nga puna për gjetjen e pasuesit të Fariolit. Favoriti i madh për pankinën është në fakt Erik Ten Hag.
Papunë që prej lamtumirës së tij me Manchester United, Ten Hag mund të rikthehet të drejtojë gjigandin holandez, që udhëhoqi mes viteve 2017 dhe 2022.
Kandidati tjetër është i riu Paul Simonis, trajneri 40-vjeçar i Go Ahead Eagles, ekipi fitues i Kupës së Holandës.