NBA/ Oklahoma “thyen” Minesotën, finalja e parë në Perëndim shkon për Thunder
Pasi u kualifikua në “frymën e fundit” në finalet play off në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Oklahoma arriti tëfitojë pa probleme 114-88 ndaj Minnesota. Kjo ishte finalja e parë mes dy skuadrave, ndaj Oklahoma udhëheq 1-0 serinë.
Një sfidë pa shumë histori, komanduar nga vendasit, që kanë edhe rekordin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA. Julius Randle me 28 pikë u përpoq shumë për Minnesota, por i vetëm nuk mundi të bëjë dot më shumë. Për Oklahoma shkëlqeu i zakonshmi Alexander Shai, autor i 31 pikëve, ndërkohë që 32 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.
Minesota rezistoi vetëm në gjysmën e parë të garës të cilën madje e mbylli në avantazh me parcialin 48-44, por perioda e 3 do të ishte shkatërrimtare për Timberwolves të cilën realizuan vetëm 18 pikë, me Oklahoman që përmbysi shifrat me shumë thjeshtësi duke iu drejtuar fitores së pare në serine e finaleve.
Edhe ndeshja e dytë do të luhet në fushën e Oklahoma, ndërsa të enjten nis edhe seria e finaleve në Konferencën e Lindjes, mes New York dhe Indianës.