Nga De Jong te Yamal, Barça blindon yjet, por Laporta flet për Haaland
Pas festës në shtëpinë e Barcelonës është koha të bëjnë llogari, për të ideuar sezonin e ri. Baza është e fortë, është premtuese, por tani është koha për të hedhur të “zezën mbi të bardhë”, për t’i bëra gjërat zyrtare. Firma e parë pritet të jetë ajo me Hansi Flick, pasi palët, trajneri dhe presidenti Laporta, kanë gjetur prej kohësh akordin total për rinovimin e kontratës deri në 2027, aktualja përfundon në 2026.
Pas trajnerit, firma është gati edhe për dy elementë shumë të rëndësishëm si De Jong dhe Lamine Yamal, dy lojtarë që shihen nga stafi drejtues si të paprekshëm, si emblema e këtij ekipi, për këtë arsye kanë gati kontrata të veçanta me terma afatgjatë.
Në të njëjtën kohë, stafi drejtues është fokusuar për të përforcuar ekipin për sezonin e ri, ku mbrojtja është reparti ku do të ndërhyjnë me çdo kusht pasi është e qartë se ky repart është “thembra e Akilit”. Në çdo dalje publike, Flick ka theksuar se duhet të përmirësojnë në prapavijë.
Sigurisht, në këtë periudhë nuk mungojë as deklaratat e bujshme apo plane të rëndësishme për të ardhmen, një prej tyre është edhe Erling Haaland, një emër shumë i famshëm që Barça e ka ndjekur prej kohësh, por më sa duket Laporta nuk është dorëzuar:
“A mund ta blejmë Haaland? Në jetë asgjë nuk është e pamundur. Gjithsesi, për momentin nuk po mendojmë për këtë operacion, për më tepër ai sapo rinovoi me Man.City”, u shpreh Laporta.
()