Trofeu i të zhgënjyerëve, M.United dhe Tottenham përplasen në finalen e Europa League
Të “zhytur në pjesën e pasme të Premier League, Tottenham dhe Manchester United kanë vetëm Ligën e Evropës për të shpëtuar një nga sezonet më të këqija të historisë së tyre. Sonte në Bilbao do të zhvillohet një ndeshje e gjitha angleze. Një performancë që mund të mos quhet zhgënjyese nëse mbajmë parasy h numrat që kanë prodhuar deri tani këtë sezon të dyjs skuadrat në kampionat: në 37 ndeshje, Tottenham ka grumbulluar vetëm 38 pikë, duke humbur 21 ndeshje, vetëm dy më pak se Ipswich, i cili është i dyti nga fundi në renditje. As Manchester United nuk ka bërë shumë më mirë, që gjithashtu ka ndryshuar trajnerin në mes të sezonit, duke shkarkuar ten Hag dhe duke thirrur Amorim. United në 37 ndeshje është mundur plotë 18 herë duke vendosur rekordin më negative në historinë e klubit.
Konferenca më e nxehtë ka qenë ajo e Ange Postecoglou, i cili duket se ka një të ardhme të pasigurt, pavarësisht nga ajo që do të ndodhë pas ndeshjes. Trajnerit të Spurs iu bë pyetja nëse është i vetëdijshëm që po ecën mbi “një linjë të hollë mes turpit dhe historisë” para kësaj finaleje.
“Varet nga këndvështrimi yt, por po të them diçka: pavarësisht nga nesër, nuk jam një karagjoz dhe nuk do të jem kurrë . Më ka zhgënjyer shumë të shoh që përdoret një terminologji të tillë për të përshkruar një person që për 26 vjet, pa asnjë ndihmë nga askush, ka arritur të drejtojë një skuadër në një finale evropiane. Nëse sugjeron që dështimi ynë do të thotë që jam një karagjoz, nuk e di si të përgjigjem për këtë pyetje.”
Në krahun tjetër më i qetë ka qenë kolegu i tij Ruben Amorim, i cili në mes të sezonit la Sporting Lisbonën për të shpëtuar United, një mision që ia doli vetëm në Evropë, ndërsa në Premier League rruga ka qenë dështim. Një moment gjatë konferencës, trajnerit portugez iu bë pyetja nëse ai dhe skuadra po luanin për diçka më të madhe se vetvetja, duke pasur parasysh prerjet që po bëhen te United.
“Nuk mendoj se është kështu. Po bëjmë atë që duhet të bëjmë, por, për shembull, unë vij nga një klub ku, për të mbijetuar dhe mbajtur lojtarët, duhet të kualifikohesh në Ligën e Kampionëve. Këtu nuk është kështu. Klubi ynë mund të gjenerojë të ardhura edhe pa Ligën e Kampionëve. Është një klub i madh, me tifozë në të gjithë botën, është një markë e madhe. Ne duhet të mbetemi të përqendruar dhe të bëjmë gjërat siç duhet.Unë gjithmonë luaj për diçka më të madhe se vetvetja, përgatiemi së bashku me lojtarët e mi e stafin për të dhënë më të mirën, për tifozët.”
United dhe Tottenham janë përballuar 3 herë deri tani këtë sezon, dy here në Premier League dhe një here për Kupën e Ligës. Në të treja përballjet kanë triumfuar londinezët. United do të kërkojë trofeun e Europa League për here të dytë, pas triumfir në 2017, ndërsa Tottenham është në kërkim të trofeut për here të pare. Finalja mes Tottenham e United që do të luhen në Bilbao do të drejtohet nga gjyqtari i mirënjohur gjerman Felix Zwayer.