Thu, May 22, 2025

41 vite pritje, Tottenham triumfon në Evropë, dërgon United në “ferr”, tifozët “djegin” Londrën (VIDEO)

  • PublishedMay 22, 2025

41 vite pritje, Tottenham triumfon në Evropë, dërgon United në “ferr”, tifozët “djegin” Londrën (VIDEO)

41 vite pritje për të fituar një tjetër trofe evropian. Nga “ferri në parajsë”, pa frikë i tillë mund të konsiderohet sezoni i Tottenham Hotspur. Europa League ishte “varka” e fundit e shpëtimit, “gjelat” arrin ta kapin duke e kthyer në festë këtë sezon që po shkonte për dreq. Në finale, Tottenham triumfon 1-0 ndaj Man.United, mbyll sezonin me një trofe dhe për më tepër, arrin të sigurojë një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm. Për ironi të fatit, Tottenham arrin të fitojë një trofe pa Harry Kane. Man.Unitd mbyll një sezon të dështuar totalisht, pa trofe dhe jashtë Evropë.

Në Bilbao pritej një finale e luftuar për çdo top dhe ashtu ndodhi ku vetëm detajet bënë diferencën. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 42-të, Johnson arriti të dërgojë topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë. Në fraksionin e dytë, Man.United tentoi në çdo formë të shmangte humbjen, por pa sukses, me Tottenham që mbrojti portën me fanatizëm duke e kthyer në festë fundin e kësaj finaleje.

Pas festës në fushë, tifozët e Tottenham shoqëruan ekipin në rrugën e Bilbaos dhe më pas në kthimin e tyre në Londër pasi për ta kjo ishte një ditë e shënuar, një trofe që i mungonte kaq shumë një ekipi si Tottenham, i investuar fuqishëm, por kurrë nuk kishin arritur të fitonin një trofe të rëndësishëm.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pa diskutim që suksesi i Tottenham pushtoi edhe faqet e para të mediave angleze.

()


AlbaniaWeb.net