Thu, May 22, 2025

“E duam atë trofe”, Inzaghi-Martinez: Champions është një ëndërr

  • PublishedMay 22, 2025

“E duam atë trofe”, Inzaghi-Martinez: Champions është një ëndërr

Ky ishte një sezon ku Inter e nisi me synime të mëdha, më ëndrra të madhe, madje në një pikë të sezonit tifozët zikaltër shpresonin që të fitonin edhe “tripletën” e famshme, por 9 ditë përpara finales së madhe të Champions League, zikaltërit rrezikojnë edhe ta mbyllin sezonin pa trofe. Në Serie A, titulli është në dorë të Napolit, ndërsa më 31 maj duhet të thyejnë PSG, sfidë ku u ndal edhe Inzaghi në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s:

“Ka qenë një rrugë e gjatë deri në finale. Të gjithëve na ka lënë një shije të mirë sfida dyshe me Barcelonën, por unë mendoj se edhe ndaj Bayern ka qenë e vështirë, ishte e vështirë të fitoje kundër një ekip të madh, por ne treguam se jemi një ekip i organizuar dhe fizike. Kemi bërë një rrugëtim fantastik në këtë vite, dy finale Champions League, kjo është për meritë të këtij grupi që ka sakrifikuar shumë. Nëse do të fitonim në finale do të ishte kurorëzimi i një punë të madhe e nisur 4 vite më parë. Do të jetë një finale e rëndësishme. Ne dëshirojmë t’i dhurojmë tifozëve tanë këtë kënaqësi, do ta provojmë deri në fund me të gjithë forcat tona”, u shpreh Simone Inzaghi.

Në të njëjtën linje me trajnerin Inzaghi ishte edhe kapiteni Martinez: “Është një emocion i jashtëzakonshëm, unë e kam përjetuar edhe më parë, si në finalen e Champions League ashtu edhe në Botëror. Ajo që ndjen të qëndron në kokë për të gjithë jetën. Champions është një ëndërr, jemi vetëm një hap larg. As që guxojmë të mendojmë se mund të mos fitojmë. Të gjithë dëshirojmë atë trofe që i mungon Interit prej një kohë të gjatë”, theksoi Martinez.

()


AlbaniaWeb.net