Megan Fox flet për shtatzëninë e katërt: E paplanifikuar, por një surprizë e lumtur
Aktorja e njohur Megan Fox ka ndarë me ndjekësit lajmin e shtatzënisë së saj të katërt, këtë herë me partnerin Machine Gun Kelly. Në një postim në Instagram, ajo është treguar e sinqertë duke e cilësuar shtatzëninë si të paplanifikuar, por të mirëpritur me shumë gëzim.
Fox ka zbuluar se gjatë xhirimeve të serialit të ri të Amazon Prime, Overcompensating, ajo ka qenë gjashtë javëshe shtatzënë. Seriali është realizuar ndërsa ajo po përjetonte muajt e parë të këtij kapitulli të ri në jetën e saj.
Në një tjetër deklaratë frymëzuese, aktorja është shprehur:
“Ju lutem ndaloni së dëgjuari patriarkatin. Gratë janë qenie drite të përjetshme. Ne nuk kemi një afat skadence.”
Ky mesazh i fuqishëm është bërë viral në rrjet, duke u interpretuar si një thirrje për të gjithë gratë që të mos ndihen të kufizuara nga pritshmëritë shoqërore për moshën apo amësinë.