Thu, May 22, 2025

Vështirësi për rinovimin e Maignan, alternativat e kuqezinjve

  • PublishedMay 22, 2025

Vështirësi për rinovimin e Maignan, alternativat e kuqezinjve

Dukej si punë e kryer, por gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Me pak fjalë, çështja e rinovimit të Mike Maignan po kthehet në një telenovelë të vërtetë, aq sa e emri i tij përfundoi në kryetitujt e edicionit të sotëm të Corriere dello Sport: “Maignan, lamtumirë e mundshme”, lexohet në gazetë për të ardhmen e portierit të Milanit.

Përballë një oferte të kënaqshme, “Djajtë” mund ta lënë francezin të largohet, edhe pse ka një vit të mbetur nga fundi i kontratës së tij.

Sa i takon alternativave, mund të përmendim emrat e Lucas Chevalier nga Lille dhe Marco Carnesecchi nga Atalanta, si kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Maignan.


AlbaniaWeb.net