Gara për “Këpucën e Artë”, Mbappe e Salah rrezikojnë Gyokeres
Në Gjermani, Francë e Holandë, për të vijuar në Portugali, 4 liga kanë mbyllur sezonin e rregullt, por luhet ende në Angli, Itali e Spanjë. Vetëm në Serie A luhet për titull, pasi në të gjithë kampionët e rëndësishme ky diskutim është mbyllur. Mbetet ende për t’u përcaktuar se kush do të fitojë trofeun e fundit te mbetur në valle, “Këpucën e Artë”, trofeun e golashënuesit më të mirë në Evropë.
Kandidati kryesor për të fituar këtë trofe është Victor Gyokeres i Sporting, me “bomberin” suedez që e mbylli sezonin në kuotën e 39 golave, por për shkak të koeficientit më të ulët, 1,5, Gyokeres e mbylli në kuotën e 58,5 pikëve.
Vetëm dy lojtarë mund të zbresin nga froni suedezin, Kylian Mbappe dhe Mohamed Salah. Mbappe ka dhe një ndeshje në dispozicion, ndërsa është në kuotën e 29 golave, por për shkak të koeficientit më të lartë, 2, Mbappe renditet në vendin e dytë me 58 pikë, i mjafton vetëm një gol për ta kaluar.
Me 56 pikë dhe 28 gola në vendin e tretë renditet Salah. Edhe egjiptiani ka në dispozicion një ndeshje të fundit për të fituar “Këpucën e Artë”, por Salas i duhen të paktën 2 gola.
Më pas renditen Harry Kane me 52 pikë dhe Lewandowski e Retegui me 50 pikë, të dy lojtarët kanë në dispozicion edhe një ndeshje, ndërsa Kane ka dalë nga kjo garë.
()