Sat, May 24, 2025

Ish-futbollisti shqiptar u nda tragjikisht nga jeta, nis turneu memorial “Lorenzo Çela”

  • PublishedMay 23, 2025

Ish-futbollisti shqiptar u nda tragjikisht nga jeta, nis turneu memorial “Lorenzo Çela”

Këtë të shtunë do të marrë jetë turneu i parë memorial “Lorenzo Çela”, një aktivitet i futbollit në kujtim të djaloshit shqiptar, Lorenzo Çela, i ndarë nga jeta në një aksident tragjik në vitin 2024. Turneu do të zhvillohet në qendrën sportive “Maraviglia-Durighello” në Desenzano të Italisë, një aktivitet ku do të marrin pjesë të rinj të datëlindjes 2011 dhe 2012.

sadsdasdsadsad

 

Këtë të shtunë dhe të dielë më datat 24 dhe 25 maj do të zhvillohet faza e para e kualifikueseve, e rezervuar për skuadrat amatore, ndërsa në fundjavën mes 31 majit dhe 2 qershorit do të mbahet faza finale me skuadra profesioniste, ku do të kualifikohen fitueset e dy grupeve si dhe ekipi i dytë më mirë.

WhatsApp Image 2025-05-23 at 9.01.13 PM (1)

Një aktivitet përkujtimor dhe me qëllim bamirësie, ku të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për spitalin onkologjik në Breshia dhe në Tiranë. Të gjithë personat që dëshirojnë të kontribuojnë mund të kontaktojnë në adresën e “e-mail”-it: “[email protected]”, ose të kontaktojnë në numrin +39 3491610730.

WhatsApp Image 2025-05-23 at 9.01.13 PM

Lidhur me këtë aktivitet memorial, përgjegjësi i sektorit të të rinjve të Calcio Desenzano, Claudio Monese, është shprehur: “Fatkeqësisht, është një ngjarje që nuk do të kishim dashur kurrë ta organizonim, sepse përjetimi i humbjes së rëndë të njërit prej lojtarëve tanë na ka prekur. Fatkeqësisht, e kaluara nuk mund të ndryshohet, por ne mund t’u dërgojmë një sinjal të gjithë të rinjve se ajo që ndodhi mund të na mësojë, qoftë edhe në mënyrë indirekte, diçka. Prandaj, menduam t’i bënim homazh Lorencos dhe ta bënim të qartë se sa i rëndësishëm ishte ai për ne… Le ta dijë e gjithë bota se ne e kujtojmë atë dhe nuk do ta harrojmë kurrë”.


AlbaniaWeb.net