Sat, May 24, 2025

Përformancë pozitive e Sherrit ndaj Napolit, paraqitje me ulje-ngritje për Asllanin/ Notat

  • PublishedMay 23, 2025

Përformancë pozitive e Sherrit ndaj Napolit, paraqitje me ulje-ngritje për Asllanin/ Notat

Alen Sherri dhe Kristjan Asllani, u aktivizua titullarë, në duelet e fundit të Serisë A, që skuadrat e tyre zhvilluan mbrëmjen e sotme. Gardianit shkodran iu besua vendi i titullarit, në përballjen ndaj Napolit, teksa rezulton një ndër futbollistët me vlerësimin më të lartë te Kaljari, duke bërë plot 4 pritje vendimtare. Sherri u vlerësua me notën 7.4 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa qëndroi në fushë 82 minuta.

Ndërkohë për sa i përket Asllanit, mesfushori shqiptar, u aktivizua gjatë gjithë takimit në triumfin 0-2 që Interi arriti ndaj Komos, duke u vlerësuar me notën 6.8.


AlbaniaWeb.net