Sat, May 24, 2025

Bayern Munich kërkon Rafael Leaon, portugezit i prish punë një…japonez

  • PublishedMay 24, 2025

Bayern Munich kërkon Rafael Leaon, portugezit i prish punë një…japonez

Pas fitores së titullit në Bundesligë, Bayern Munich ka nisur të planifikojë një merkato verore me synimin për të forcuar skuadrën e trajnerit Vincent Kompany dhe për t’u bërë më konkurrues në Champions.

Prioritet i klubit bavarez është blerja e një sulmuesi krahu të majtë me nivel botëror, për të zëvendësuar në skuadër Thomas Muller. Në listën e drejtorit sportiv Max Eberl figurojnë emrat e Mitoma nga Brighton dhe Rafael Leao nga Milani.

Raporti i mirë mes agjentit Horge Mendez dhe drejtuesit bavarez ka nxitur bisedimet për mundësinë e transferimit të portugezit në Gjermani. Aktualisht, Mitoma duket si objektivi kryesor, por Leao mbetet një alternativë serioze për Bayern.

()


AlbaniaWeb.net