Sun, May 25, 2025

VIDEO/ Premier League jep verdiktet, Chelsea në Champions, “buzëqesh” Newcastle, dështon Aston Villa

  • PublishedMay 25, 2025

VIDEO/ Premier League jep verdiktet, Chelsea në Champions, “buzëqesh” Newcastle, dështon Aston Villa

Përfundon sezoni i Premier League. Chelsea fitoi 0-1 ndaj Nottingham, duke siguruar kualifikimin në Champions. Goli i vetëm i sfidës, mban firmën e Colwill.

Blutë e Londrës renditen në vendin e katërt me 69 pikë. Me 65 pikë, Nottingham (vendi i shtatë) do luajë në Conference League.

 

Zhgënjen Aston Villa. Skuadra nga Birminghami u mposht 2-0 nga United dhe e sheh veten në vendin e gjashtë. Të besuarit e Emery do luajnë në Europa League.

Newcastle pësoi disfatë 0-1 ndaj Everton, por Magpies mund të buzëqeshin, pasi me 66 pikë renditen në vendin e pestë dhe do luajnë në Champions League.

City mundi 0-2 Fulham në transfertë. Djemtë e Guardiolës përmbyllin top-3 me 71 pikë.

 

Edde
Edde

(J.S/)


AlbaniaWeb.net