Sun, Jun 1, 2025

Conte dhe “BBC” e famshme, projektohet Juventusi i ri, Napoli zgjedh Allegrin

  • PublishedMay 26, 2025

Conte dhe “BBC” e famshme, projektohet Juventusi i ri, Napoli zgjedh Allegrin

Një titull me Napolin ka pa diskutim një shije të veçantë, por nuk mjafton për të bindur një trajner si Conte për të vijuar punën në këto kushte, me një buxhet të limituar. Në Itali, në Napoli, janë të qartë se Conte nuk do të jetë me trajneri i bluve, për këtë është i vetëdijshëm edhe presidenti Da Laurentiis, Conte ja ka bërë të ditur vendimin e tij, por njoftimi zyrtar pritet të vijë vetëm pas paradës së titullit, vetëm pas të jetë zbehur atmosfera e titullit të katërt në histori.

Jo vetëm largimi i tij nga Napoli, është e qartë gjithashtu se Conte ka zgjedhur të rikthehet në Torino pas afro 11 vitesh. Tudor e bëri pjesën e tij, i siguroi një biletë për në Champions, por tani stafetën do ta marrë Conte. Së bashku me të, në Torino do të rikthehen edhe 3 ish të famshëm, Chiellini, Barzagli dhe Bonucci. Të martën, Conte pritet të njoftojë largimin e tij nga Napoli për t’u transferuar në krye të Juves ku do të nis menjëherë punën për Botërorin e Klubeve.

Napoli dhe De Laurentiis nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të gjejnë pasuesin e Contes, por dhe në këtë pikë për mediat italiane nuk ka asnjë enigmë, postin e tij do ta marr Max Allegri. Bosi i bluve ka kohë që ka bllokuar Allegrin, me ish trajnerin e “Zonjës së Vjetër” që do të firmos një kontratë 2 vjeçare nga ku do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.

De Laurentiis nxitoi në këtë pikë, pasi Allegri ishte dhe një opsion për dy pankinat e Milanos. Tare e sheh si pasuesin e Conceicaos, ndërsa Inter si një opsion në rast se Inzaghi tundohet nga milionat e sheikëve saudit.

()


AlbaniaWeb.net