Vuçiç do fitoren ndaj kuqezinjve, përgjigjet Sylvinho: Ndeshja zgjat 90 minuta, bëjmë maksimumin
Shqipëria sfidon Serbinë me 7 qershor, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Pak ditë më parë bënë bujë deklaratat e presidentit serb, Aleksander Vucic, i cili në një tubim elektoral, i kërkoi trajnerit të ekipit Dragan Stojkovic, fitoren ndaj kuqezinjve.
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho në konferencë për shtyp u pyet pikërisht për këtë çështje.
“E kam dëgjuar deklaratën e tij. E bukura e futbollit është që zgjat 90 minuta. Duhet të futemi fort në fushë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Jam i lumtur me lojtarët që kam përzgjedhur dhe do të punojmë fort”- tha ai.