Nga fotot me të afërmit tek ajo me Benzeman, Mitaj feston trofeun e parë në karrierë
Mario Mitaj fitoi titullin kampion me Al Itihadin në Arabinë Saudite. Mbrojtësi i krahut të majtë ishte i rëndësishëm për skuadrën arabe, që riktheu trofeun pas dy vitesh.
Mitaj postoi foto pas suksesit dhe festës së titullit. Pjesë e festimeve ishin edhe familjarët e tij.
“Titulli i parë. Një falënderim i madh për shokët e mi të skuadrës, për stafin e trajnerëve, atë mjekësor dhe sigurisht tifozët që na mbështetën gjatë gjithë kohës”, u shpreh Mihaj.
Kujtojmë se për lojtarin e Kombëtares është kupa e parë në karrierë. Mitaj ndërkohë kthehet për kuqezinjtë në ndeshjet e qershorit.