Sat, Dec 27, 2025

Situata te skuadra korçare pas zbritjes në të Parën, te Skënderbeu flitet vetëm për largime

Situata te skuadra korçare pas zbritjes në të Parën, te Skënderbeu flitet vetëm për largime
  • PublishedMay 27, 2025

Sezoni 2024-2025 rezultoi i dështuar për Skënderbeun, pasi skuadra korçare zbriti nga Superiorja në Kategorinë e Parë. Për momentin, skuadra po vijon pushimet dhe puna për sezonin e ri pritet që të fillojë nga fundi i muajt qershor.

Për momentin, nuk ka asnjë ide të shprehur në lidhje me të ardhmen e grupit të lojtarëve që mbylli kampionatin e fundit. Deri më tani janë përfolur 3 “divorce” te klubi korçar, ku të larguarit e parë janë Zhoao Felipe, Liridon Balaj, si dhe Mamane Amadou Sabo. Nuk përjashtohen edhe shitje, ku portierit Marko Alia i ka dalë emri në Azerbajxhan, ndërsa Ardit Nikaj përflitet për një rikthim në Shkodër.

Me fillimin e punës, pritet të shihet edhe fati i lojtarëve që Skënderbeu i ka pasur në huazim në sezonin e fundit, të cilët kanë kontribuar te Kastrioti, Kukësi, Besa apo edhe klube të tjera në Kategorinë e Dytë.


AlbaniaWeb.net