2 vite bashkëpunim, lojtari lë Vllazninë
Milos Stojanoviç ka mbyllur bashkëpunimin me Vllazninë, ndërsa ishte prej dy vitesh pjesë e skuadrës. Mbrojtësi i kuqebluve largohet nga Shkodra pasi i përfundoi kontrata.
Stojanoviç konsiderohej i paprekshëm në mbrojtje. Kuqeblutë po punojnë me projektin e ri ku trajner është Martini dhe largimi i 28-vjeçarit është i pari zyrtar.
Njoftimi i Vllaznisë:
“Pas 2 vitesh bashkëpunimi, mbyllet këtu rrugëtimi i futbollistit Milos Stojanoviç me fanellën kuqeblu. KF Vllaznia e falenderon atë për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme.
Thank you #milosstojanovic!”