Allegri, Motta apo Italiano, Igli Tare zgjedh “djallin” e ri
Në Itali, dilemë nuk është vetëm e ardhmja e Conte-s, por edhe e Allegrit. Ku do ta shohim ish trajnerin e “Zonjës së Vjetër” sezonin e ardhshëm. Emri i tij po qarkullon fuqishëm në Serie A, kjo pasi për të kanë shfaqur interesim disa ekipe “top” si Napoli, Milan, por dhe Inter. Në Napoli e shohin si pasues të Conte, në Milano Igli Tare dhe Furlani e shohim si njeriun ideal për të nisur një kapitull të ri, ndërsa tek Inter si pasues të Inzaghi-t nëse ky i fundit pranon ofertën e Al Hilal.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Igli Tare ka përzgjedhur Allegrin, por për të arritur tek ai duhet të nxitojë, pasi është e qartë që ishi i “Zonjës së Vjetër” ka shumë admirues në treg. Allegri është një profil që i pëlqen shumë Igli Tare, është një trajner që e njeh shumë mirë ambientin në Milano, ka fituar një titull, dhe për më tepër është një trajner i lirë, ndryshe nga Italiano apo profile të tjera që janë në tavolinën e Tares, shkruan La Gazzetta.

Një tjetër profil që pëlqehet shumë nga dyshja Tare-Furlani është edhe Thiago Motta, i gatshëm të rikthehet menjëherë në pankinë pasi u shkarkua nga Juventus, Gjithsesi, në këtë diskutim, në këtë vals trajnerësh në Serie A, fjala e parë i takon trajnerit fitues, Antonio Conte, mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos Conte.
()