Sat, May 31, 2025

Conte-De Laurentiis fitojnë kohë, Juve mbetet në “dritare”

  • PublishedMay 28, 2025

Conte-De Laurentiis fitojnë kohë, Juve mbetet në “dritare”

Në futboll, aq më tepër në merkato, gjërat mund të ndryshojnë shumë dhe shpejt. Pas vizitës te Papa i ri, Aurelio De Laurentiis dhe Antonio Conte kanë marrë më shumë kohë për të reflektuar në lidhje me të ardhmen, do të vijojë apo jo të jetë Conte trajneri i Napolit? Kjo nuk është thjeshtë një pyetje që shtrohet sot në Itali, por është një vendim që pritet të ketë një efekt domino jo të vogël.

Juve e pret në Torino ish trajnerin, i kanë bërë gati Conte-s një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër vit dhe 6 milionë euro në pagë sezonale, por më parë duhet të presin për të kuptuar se si do të shkojnë negociatat mes Contes dhe De Laurentiis. Për momentin në Napoli, por dhe në Torino, po presim takimin e radhës mes palëve për të mbyllur përfundimisht këtë diskutim. Kjo është çështje që duhet të mbyllet sa më shpejt, pasi Juve duhet të bëhet gati për Botërorin e Klubeve.

Në pritje të këtij vendimi qëndron edhe Max Allegri. Është e qartë që ish trajneri i “Zonjës së Vjetër” i ka dhënë fjalën presidentin De Laurentiis, është ai i përzgjedhuri për post Conte, nëse ky i fundit largohet nga Napoli, por dhe Allegri nuk mund të pres pafund, në një kohë ku për të ka disa oferta.

La Gazzetta
La Gazzetta

Allegri pëlqehet shumë jo vetëm në Arabinë Saudite, ku sheikët janë të gatshëm ta “veshin me ar”, por në skenë së fundmi ka dalë edhe Milan. Sipas La Gazzetta dello Sport, Allegri është i përzgjedhuri i Igli Tares për të zëvendësuar Conceicaon.

()


AlbaniaWeb.net