Gjimshiti në formacionin e vitit, kapiteni kuqezi dhe Rrahmani pjesë e 11-es më të mirë të Serie A
Berat Gjimshiti pjesë e formacionit të vitit në Serie A. Ka qenë site i njohur ndërkombëtar i statistikave “Who Scored” që ka publikuar edhe formacionin më të mirë të sezonit në Itali, bazuar në rendimentin dhe statistikat përgjatë gjithë sezonit.
Tashmë nuk është suprizë që Berat Gjimshiti është një lider i padiskutueshëm në prapavijën e bergamaskëve. Edhe këtë sezon ai pati një rol kyç tek skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini, me zikaltrit që e mbyllën sezonin në vendin e 3. Gjimshiti vlerësohet me notën 6.92
Bashkë me të në rolin e qendërmbrojtësit nuk mund të mungonte shqiptari tjetër, mbrojtësi i sapo shpallur kampion me Napolin, Amir Rrahmani. Mbrojtësi dardan ishte një prej lojtarëve të pazëvendësueshëm në repartin difensiv tek skuadra e Contes. Sipas “Who Scored” ai dhe mesfushori skocez Mc Tomminay janë dy lojtarër e vetëm të përzgjedhur në formacionin e vitit në SerieA. Rrahmani vlerësohet me notën 7.03
Ndërkohë pjesë të formacionit në repartin ofensiv janë sulmuesi I Atalantës Mateo Retegui që u shpall njëkohësisht edhe golashënuesi më i mire i kampionatit si dhe dyshja e Interit, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.
