Thu, May 29, 2025

Kim Kardashian në alarm: Kanye kërcënon me kujdestarinë, frikë se nuk do t’i kthejë më fëmijët

  • PublishedMay 28, 2025

Kim Kardashian në alarm: Kanye kërcënon me kujdestarinë, frikë se nuk do t’i kthejë më fëmijët

Kim Kardashian po përballet me tensione në rritje lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të saj me ish-bashkëshortin, Kanye West. Reperi, i cili ishte i martuar me yllin e “All’s Fair” nga viti 2014 deri në 2022, ka rindezur përplasjet publike me deklarata të forta gjatë një transmetimi live në Twitch, duke e akuzuar Kim dhe duke shprehur dëshirën për të rifituar kujdestarinë.

Në një klip që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, Kanye dëgjohet teksa thotë: “Do të shkoj t’i marr këta fëmijë, vëlla. Po flas me avokatët.” Ai shfaqet tejet i tensionuar, duke përplasur duart në tavolinë dhe duke shtuar: “Jam mësuar të mos i shoh më fëmijët e mi.”

Burime pranë Kim Kardashian kanë deklaruar për RadarOnline.com se ajo është shumë e shqetësuar për situatën, duke frikësuar se nëse fëmijët shkojnë për vizitë tek babai i tyre, ai mund të mos ia kthejë më. “Ajo nuk i beson më,” tha burimi, duke shtuar se sjelljet e paparashikueshme të reperit kanë përkeqësuar ndjeshëm raportin mes tyre.

Situata është tensionuar edhe më tej kur, sipas mediave, Kim thuhet se ndërpreu papritur një vizitë të vajzës së tyre North West me të atin, pasi mësoi se në vendndodhje ndodheshin Andrew dhe Tristan Tate – figura të përfshira në hetime për abuzim.