Fri, May 30, 2025

Lojtari largohet nga Arsenali, i dërgon mesazh tifozëve

  • PublishedMay 28, 2025

Lojtari largohet nga Arsenali, i dërgon mesazh tifozëve

Mesfushori i njohur, Jorginho do të ndajë rrugët me Arsenalin. Ai ka dërguar një mesazh, ku i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen.

“E dini, ndonjëherë sezoni është më shumë se vetëm futboll. Ka të bëjë me momentet. Ka të bëjë me njerëzit. Ka të bëjë me rritjen. Është diçka që të bën të ndihesh pjesë e diçkaje më të madhe se vetja”.

“Kur erdha te Arsenal, nuk erdha vetëm në një klub, por erdha në një familje, shumë të uritur dhe të pasionuar, me objektiva. Kam dhënë gjithçka kam pasur, çdo ditë, çdo ndeshje. Jo vetëm për rezultatet por edhe për këtë fanellë. Për këta tifozë”.

“Edhe nëse e nisa nga minuta e parë apo nga pankina, ti më bëre të ndihesha i vlerësuar, i dashur. Kjo është e rrallë në futboll dhe nuk do ta harroj kurrë. Tani është koha për të thënë lamtumirë, ose ndoshta shihemi më vonë”.

“Kur në një vend ndihesh si në shtëpi, të thuash lamtumirë nuk është kurrë e lehtë, por unë largohem me kokën lart dhe zemrën plot. Faleminderit Arsenal”, tha Jorginho.


AlbaniaWeb.net