Thu, May 29, 2025

Rrjeti po zien: “The Wizard Liz” tradhtohet nga i fejuari 4 muajshe shtatzënë – nga idhulli i dashurisë në zemërthyerjen që preku miliona ndjekës

  • PublishedMay 28, 2025

Rrjeti po zien: “The Wizard Liz” tradhtohet nga i fejuari 4 muajshe shtatzënë – nga idhulli i dashurisë në zemërthyerjen që preku miliona ndjekës

Kur e gjithë bota e rrjeteve sociale i adhuronte si çiftin perfekt të internetit, askush nuk e priste që për pak orë gjithçka do shembej. “The Wizard Liz”, influencuesja e famshme për vetëvlerësim dhe fuqizimin e grave, zbuloi publikisht se ishte tradhtuar nga i fejuari i saj, YouTuberi Landon Nickerson – dhe kjo pikërisht kur ajo është katër muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Në një seri storiesh shpërthyese në Instagram, Liz u shfaq e zemëruar, e zhgënjyer, por e qartë në vendimet e saj. “Sa e çuditshme që intuita më bërtiste fort në këtë video”, shkroi ajo, duke iu referuar një videoje të mëparshme me Landon, ku tregonte si do ta vazhdonte jetën e saj, nëse ndonjëherë ndahej nga partneri. “Faleminderit Zotit për atë që mësova sot. Kam kaluar më të vështira në jetë. Kjo sigurisht që nuk do të më thyejë. Gra, zgjidhni veten dhe largohuni që herën e parë.”

Screenshot

Çfarë ndodhi realisht? Sipas rrëfimit të vetë Liz, Landon kishte krijuar një llogari të fshehtë në Snapchat për t’iu afruar një vajze tjetër, me qëllim që të takoheshin. Këtë e bëri ndërkohë që sapo ishte kthyer nga Londra, ku e kishte vizituar Liz dhe i kishte bërë “një libër të tërë premtimesh” për dashurinë që ndiente ndaj saj. Ishte vajza tjetër që kontaktoi mikeshën e Liz, duke i dhënë prova konkrete të mesazheve të Landon-it.

“Ai e quajti marrëdhënien tonë ‘të rreme’”, shkruan Liz, “ndërkohë që qentë e mi janë me të në Dallas, gjithë gjërat e mia janë në apartamentin tonë, dhe oh… jam 4 muajshe shtatzënë.” Fjalë që vështirë t’i lexosh pa ndjerë dhimbjen që ajo përpiqet ta mbulojë me dinjitet. “Ai thotë se është jashtëzakonisht i penduar, por ndershmërisht ndiej sikur nuk e kam njohur kurrë. Ndihem budallaqe që injorova shenjat dhe ëndrrat që kisha – ia thashë madje dhe ai më tha se isha e çmendur. (Dëgjojeni intuitën tuaj, gra.)”

Në një deklaratë që po bëhet virale, Liz shton: “Burrat duan të udhëheqin botën, por nuk janë në gjendje të kontrollojnë epshin e tyre. Kjo është dobësi. Një burrë që nuk kontrollon dëshirat e tij, nuk mund të udhëheqë kurrë.”

Screenshot

Ajo theksoi se nuk do të sajojë kurrë një narrativë të rreme për rrjetet sociale, dhe se gjithçka që ndan me ndjekësit është e vërtetë. “Jam thellësisht e lënduar dhe e shokuar. Ata që më urrejnë, le të festojnë – është qesharake. Por e di që unë do të jem ajo që qesh e fundit. Ai humbi gjithçka, ndërsa unë fitova gjithçka. Faleminderit Zot.”

Në një gjest simbolik për të dhënë një mesazh më të gjerë shoqëror, Liz deklaroi se do të shesë unazën e fejesës që vlen rreth 100 mijë dollarë dhe do t’i dhurojë paratë për nënat beqare. “Më shumë fuqi për gratë. Amin.”

Screenshot

Në një mesazh të fundit, ku përpiqet të mbajë ekuilibrin midis lëndimit dhe përgjegjësisë emocionale, ajo u kërkoi ndjekësve të mos e urrejnë Landon-in: “Ju lutem mos i dërgoni urrejtje Landon-it. Ende ndiej njëfarë përgjegjësie për ndjenjat e tij, edhe pse ai sigurisht nuk mendoi për mua apo për fëmijën tonë kur vendosi të hapte atë llogari në Snapchat. Jam plotësisht e tronditur dhe e shokuar. Është si një ëndërr e keqe nga e cila dua të zgjohem – por nuk mundem, sepse ky është realiteti. Ndoshta nuk duhet të ndaj kaq shumë, por ndiej një lidhje me ju. Ju ndjej si familjen time tani. E dua ende… por duhet të zgjedh veten.”

Screenshot

Historia e tyre, që nisi si një dashuri e ëmbël në sytë e publikut, me video virale, përkushtim të përbashkët dhe një fejesë të ëndërruar në shtator 2024, është kthyer në një reflektim të ashpër për realitetin e marrëdhënieve. Liz dhe Landon shpesh postonin momente intime, biseda të thella, këshilla për çiftet – ata ishin shembulli i dashurisë moderne. Por, siç ndodh shpesh në jetë, pamja e jashtme nuk pasqyron gjithmonë të vërtetën.

Dhe ndoshta, më shumë se çdo dramë, kjo histori e Liz është një kujtesë për të gjitha gratë: nuk ka rëndësi sa e bukur, sa e zgjuar apo sa e mirë je – kur dikush vendos të të tradhtojë, kjo flet më shumë për të se për ty. Dhe nuk ka asgjë më të fuqishme se një grua që zgjedh veten në mes të dhimbjes!

/iconstyle.al